Debat për çështje të banimit social në Skenderaj

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Organizatën “Developing Together”, do të mbajnë të enjten, më 6 shtator, një tubim me qytetarë të komunës, për të diskutuar tema që lidhen me çështje të banimit social, në kuadër të prezantimit të Ligjit që e trajton banimin social, përgjegjësitë që dalin nga Ligji për Komunat dhe Hartimin e Programeve tre vjeçare të banimit. Ky debat është i hapur për qytetarë dhe palë të interesuara, dhe është i mirëseardhur kontributi i tyre në temat e theksuara rreth banimit social.

Debati mbahet të enjten në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, nga ora 10.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …