leoni

Në 550 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit “Skënderbeut” u mbajt shtegu i motoristëve nga Letnica deri në Krujë

Në 550 vjetorin e Gjergj Kastriotit “Skënderbeut”, të hënën është organizuar një aktivitet i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Viti, me që rast u zhvillua shtegu i motoristëve në një destinacion , duke filluar nga Letnica në Krujë dhe anasjelltas. Shtegu ka nisur diku rreth orës 9:00 nga Letnica, konkretisht vendi ku Gonxhe Bojaxhiu – “Nëna Terezë”, kishte filluar misionin e saj të paqes dhe dashurisë në botë. Në agjendën e këtij shtegu ishte edhe vizita në Prizren tek shtëpia ku është mbajtur Lidhja e Prizrenit, e për të vazhduar në Krujë, tek Muzeut kombëtar i Gjergj Kastriotit Skederbeut në Krujë . Për t’iu uruar rrugë të mbarë, në nisjen e motoristëve në qendër të qytetit të Vitisë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash përgëzoi organizatorët për këtë aktivitet, si dhe falënderoi gjithë pjesëmarrësit e shtegut që i janë përgjigjur pozitivisht këtij organizimi. Organizimi i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ishte bërë në bashkëpunim të ngushtë me Klubin e motoristëve “Kastriotët nga Ferizaj”, të cilëve ju bashkëngjiten edhe Brigada 123 e motoristëve të Suharekës, si dhe ata të Shqipërisë. Shtegu i motoristëve, u cilësua si një nga aktivitetet më të organizuara dhe për këtë, një vend meritor për organizim të mirë ishte koordinimi i Policisë së Kosovës që përcolli në çdo hap shtegun, duke bërë sigurimin e rrugës. Të theksojmë se i gjithë ky rrugëtim i motoristëve u përcoll nga ekipi i Shtëpisë së Shëndetit në Viti me autoambulancë, ku edhe pati një intervenim të një motoristi me të mbërritur në Krujë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …