Uran Ismaili beson që Partia Demokratike të Kosovës do të del nga zgjedhjet 5 për qind më shumë se pozicioni i dytë

Ismaili: LDK-ja vetëm po spekulon për ndarje të vendit dhe po e akuzon Thaçin të cilin vetë e ka votuar për kryetar

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për kanosje të rrezikut të integritetit territorial të vendit. Ai i është kundërpërgjigjur zyrtarëve të ndryshëm të LDK-së, të cilët së fundmi kanë folur për rrezik dhe ndarje të vendit, duke theksuar se këto janë vetëm spekulime dashakeqëse nga LDK-ja”, ka deklaruar ai. Madje, Ismaili kujtoi se ka qenë pikërisht LDK-ja dhe kryetari i saj Isa Mustafa i cili ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke i bërë një dëm të madh vendit, por të cilin fatmiërisht e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Duke folur për akuzat e LDK-së karshi Thaçi, Ismaili kujtoi se ka qenë pikërisht LDK-ja ajo e cila ka votuar atë për kryetar. Ai ka folur për fazën në të cilën po gjendet vendi aktualisht, nevojitet unitet politik, dhe ka ftuar opozitën që të marrë pjesë në seancën e Kuvendit dhe të propozojë emrat e saj për ekipin e unitetit për dialog me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …