Ekipi qeveritar për dialog me Serbinë, të cilin e ka emëruar të hënën Qeveria e Kosovës, do të marrë pjesë në takimin e së premtes në Bruksel bashkë me kryetarin Thaçi. Pjesëmarrjen e këtij ekipi në takimin e 7 shtatorit, ku do të takohen Thaçi dhe Vuçiq, e ka konfirmuar për “Zërin” edhe shefi i diplomacisë kosovare Behxhet Pacolli, i cili po ashtu është emëruar anëtar i këtij ekipi. Ekipi negociator i zgjedhur nga Qeveria e Kosovës për bisedimet me Serbinë, të cilin do ta kryesojë lideri i Nismës Fatmir Limaj, do të jetë pjesë e nivelit politik të dialogut me Serbinë. Për më shumë ky ekip do të marrë pjesë edhe në takimin e së premtes, 7 shtatorit 2018, në Bruksel mes të Thaçit dhe Vuçiqit. Grupi negociues duhet të hartojë një platformë për bisedime, e cila duhet të votohet në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …