leoni

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikky Haley, kishte kërkuar inicimin e strategjinë dalëse për UNMIKU-n nga Kosova

Nikki Haley: Trump do të kryesojë takimin e shtatorit të liderëve botërorë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Kryetari amerikan, Donald Trump, do të kryesojë takimin e këtij muaji të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në kuadër të mbledhjes vjetore të liderëve botërorë në Nju Jork, për të theksuar pakënaqësitë e tij kundër Teheranit. Ambasadorja amerikane në këtë Organizatë, Nikki Haley, ka njoftuar se Trump do të udhëheqë mbledhjen, teksa ShBA-ja nis këtë vit udhëheqësinë në Këshill të Sigurimit, pavarësisht se vitin e kaluar ka bërë thirrje të pasuksesshme për masa ndëshkuese kundër Iranit. Haley dhe Trump kanë sulmuar vazhdimisht Iranin, duke e akuzuar për ndërhyrje në luftën në Siri dhe atë në Jemen, si dhe për siç është shprehur presidenti amerikan, shkelje të shpirtit të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Haley u ka thënë gazetarëve në OKB, se Trump ka vendosur të marrë pjesë në mbledhjen e 26 shtatorit ashtu që “të adresojë shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga Irani dhe për jostabilitetin që krijon ky vend në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme”. “Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne duhet të sigurohemi se Irani është në linjë me rregullin ndërkombëtar”, ka thënë Haley, e cila ka akuzuar Iranin për “mbështetje të terrorizmit” në gjithë botën. Nëse vazhdoni të shikoni në testimet e raketave balistike që janë duke bërë, nëse shikoni shitjen e armëve për rebelët huthi në Jemen, të gjitha këto përbëjnë shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit”, është shprehur ajo. “Këto janë kërcënime për rajonin dhe çështje për të cilat duhet të diskutojë komuniteti ndërkombëtar”, ka thënë ndër të tjera Haley. Irani kundërshton vazhdimisht akuzat për mbështetje të terrorizmit dhe furnizim të rebelëve huthi me armë, derisa presidenti i këtij vendi, Hassan Rohani pritet të mbajë një fjalim në OKB më 25 shtator, një ditë para adresimit të presidentit Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …