Ramadani: Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës do të bëhet brenda këtij viti

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka pritur sot shefin e Shtabit të FAI, gjenerallejtënant Salvatore Farina

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerallejtënant Salvatore Farina me ceremoni ushtarake. Ministri Rrustem Berisha, gjeneral Rama, zëvendës ministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj dhe stafi i lartë i MFSK/FSK-së zhvilluan një takim të përbashkët me delegacionin italian të Forcave të Armatosura, ku përpos kryesuesit të delegacionit, gjeneralit Farina ishin edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Salvatore Cuoci dhe ambasadori i Italisë në Kosovë, z. Piero Cristoforo Sardi. Me këtë rast, ministri Berisha ka falënderuar gjeneralin Farina, për angazhimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e pakursyer të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Italisë dhënë Kosovës, popullit, sigurisë dhe lirisë së saj. Ministri Rrustem Berisha, theksoi se falë mbështetjes së shteteve dhe forcave mike dhe partnere, FSK-ja ka arrit të zhvillohet profesionalisht, të jetë forcë e përfaqësuar nga të gjithë dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës. Më tej, ministri Berisha duke i shprehur gjeneralit italian Farina, gatishmërinë për bashkëpunim shprehu interesimin dhe synimin që Ministria për FSK-në dhe Ministria e Mbrojtjes së Italisë, sa më parë të formatizojnë bashkëpunimin me marrëveshje ndërshtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …