Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të ftuar nga opozita për të diskutuar për dialogun me Serbinë, ku do të votohet për një rezolutë që ndalon negocimin për kufijtë. Lajmin e ka bërë të ditur, Time Kadrijaj, deputete e AAK-së. Ajo ka thënë se “s’ka logjikë që të marrin pjesë në seancën e ftuar nga opozita, kur opozita nuk po merr pjesë në seancën e ftuar nga qeveria për ekipin qeveritar për dialogun me Serbinë”. Ajo ka kritikuar opozitën duke thënë se është bërë bashkë me Listën Serbe kundër qeverisë dhe se po merr vendime në dëm të Kosovës. Ka thënë se ky opozitarizëm është i tmerrshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …