Disa nga deputetët e Parlamentit Evropian po i mbështesin përpjekjet e Kosovës e Serbisë për të arritur një marrëveshje

Disa nga deputetët me ndikim të Parlamentit Evropian po i mbështesin përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare. David McAllister, Gjermani, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Raportues për Serbinë, si dhe Igor Soltes, Slloveni, Raportues për Kosovën, janë takuar me Federica Mogherinin, Përfaqësuese e Lartë të BE-së dhe në fund të takimit, McAllister dhe Soltes dhe kanë thënë se ky dialog është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor. jë marrëveshje e tillë me pëlqimin e ndërsjellë do të ishte një arritje historike dhe ne, në Parlamentin Evropian, mbetemi plotësisht të përkushtuar për t’ju ofruar gjithë mbështetjen tonë të dy presidentëve dhe Përfaqësueses së Lartë, për të siguruar një përfundim të suksesshëm”, ishte deklarata e përbashkët e McAllister dhe Soltes.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …