Rrugët e fshatit Greiçec do të zgjerohen dhe do të shtrohen me zhavor

Në fshatin Greiçec të Komunës së Suharekës, ka filluar zgjerimi dhe shtruarja e rrugëve me zhavor, në lagjen e “Bokëve” Kjo punë po bëhet për të lëvizur më lirë banorët e këtij fshati. Të mërkurën atje ka qenë prezent kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili ka së bashku me Motrën Johana, kanë vizituar një familje, ku Motra Johana i ka premtuar fëmijëve të kësaj familje se do t’i pajisë me çanta dhe mjete tjera shkollore. Ndërsa kryetari Muharremaj, i ka thënë banorëve të kësaj lagje se po fillon zgjerimi i rrugëve, për të qarkulluar më lirshëm ju si banorë të kësaj zone. Kryetari Muharremaj mori vendim që Busi të shkoj deri te lagjja e tyre për t’i marrë fëmijët për t’i dërguar në shkollë dhe anasjelltas.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga përjetësimi i dëshmorit të kombit, Hamëz Thaçi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me familjarë, veteranë të UÇK-së e …