Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare, premton Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se Aleksander Vuçiq nuk ka çka kërkon në Liqenin e Ujmanit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se është e diskutueshme nëse të shtunën apo të dielën kryetari serb, Aleksandar Vuçiq do të vijë për vizitë në Kosovë. Veseli pos tjerash ka thënë se Vuçiq nuk ka çfarë kërkon të vizitojë Liqenin e Ujmanit. Ai ka shtuar poashtu se Serbia po luan rol destruktiv dhe se mund të ketë edhe veprime të institucioneve të Kosovës karshi Vuçiqit, nëse ai bën vizitë provokative. Ndryshe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se interesimi i serbëve për vizitën e paralajmëruar të Vuçiqit është shumë i madh. “Qindra qytetarë çdo ditë na kontaktojnë me dëshirën që të dinë për detajet e vizitës dhe me përgjegjësi pohoj kjo do të jetë pritja më e madhe për presidentin e Serbisë që nga viti 1989 në Gazimestan”, ka deklaruar Rakiq.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …