Me iniciativën për emërimin e ekipit qeveritar për negociata, kryeministri Ramsuh Haradinaj u quajt nga opozita “patericë” e kryetarit Thaçi. Haradinaj është kundërpërgjigjur, duke thënë se nuk mund të jetë ai “patericë” e Thaçit kur nuk ishte ai që ia bëri kuorumin dhe e votoi për kryetar të shtetit. “E kuptoj kompleksin e tyre ndaj Thaçit. Unë nuk kam votuar për Thaçin, gjysma e opozitës ja kanë bërë kuorumin, nëse ka patericë të Thaçit atëherë është LDK”, ka thënë Haradinaj në një emision televiziv.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …