Është bërë tashmë traditë Festivali i Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, i cili mbahet në Rahovec në vatrën e rrushit, verës, prodhimeve vendore, festival ky i cili është organizuar nën patronatin e Kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Objektivi kryesor i këtij festivali tashmë tradicional, me theks të veçant është promovimi i prodhimeve vendore, rritja e vizitorëve si nga ata vendorë, rajonalë dhe më gjerë. Festivali zgjat tre (3) ditë dhe fillon me 7, 8 dhe 9 shtator, ku nuk do të mungojnë aktivitetet e ndryshme si ato të muzikës dhe vallëzimeve tradicionale, garave sportive dhe shumë aktiviteteve tjera nga të rinjtë dhe të rejat, që e bëjnë edhe më atraktiv këtë festival. Tradita e këtij festivali do të vazhdojë të jetojë edhe më gjatë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …