Rashit Qalaj thotë së Policia e Kosovës është e gatshme të jetë pjesë e Interpol dhe Europol

Rashit Qalaj thotë së Policia e Kosovës është e gatshme të jetë pjesë e Interpolit dhe Europolit

Në ceremoninë për 19 vjetorin e Policisë së Kosovës e cila filloi me një minut heshtje për 19 zyrtarët policorë të cilët kanë rënë në krye të detyrës, drejtori i sapo emëruar i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë që Policia e Kosovës është e gatshme të jetë pjesë e Interpolit dhe Europolit. “Jemi duke punuar ngushtë me autoritetet vendore dhe ato ndërkombëtare si Interpolit dhe Europolit. Mirëpresim ndihmën e tyre në lobim për ne”, ka thënë Qalaj. Qalaj ka deklaruar se 19 vjetori i Policisë së Kosovës shënon një epokë të rëndësishme për policinë. “Jemi shumë krenar me parimet me të cilat udhëhiqet PK. Për të arritur këtë vlerë, policia është udhëhequr nga trajtimi i barabartë, respektimi i të drejtave të njeriut, paanshmëria dhe bindjet politike, transparenca”, ka potencuar Qalaj. Drejtori i PK-së së Kosovës ka theksuar se falë angazhimit të pjesëtarëve të PK-së, kjo e fundit është bërë profesionale. “Në këtë ditë solemne dua të falënderoj menaxhmentin e policisë, ish drejtorët e policisë dhe çdo pjesëtar të policisë. Më lejoni të ua rikujtoj luftimin e aksidenteve në trafik, kemi ndërmarrë siguri afër shkollave. Në përputhje me strategjinë kemi vazhduar me përkushtim për të bashkëpunuar në bashkësi”, ka thënë Qalaj. Ai ka potencuar edhe të arriturat e Policisë së Kosovës gjatë këtyre 19 viteve. “Kemi ndërmarrë aktivitete për krim te organizuar, krime të rënda e korrupsion. Me përkushtim jemi angazhuar në luftimin e krimit kufitar. Kemi zbatuar memorandum mes Policisë së Shqipërisë dhe Kosovës në trafik. I kemi kushtuar rendësi planit të integritetit”, ka deklaruar Qalaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …