Qeveria e Kosoves

FSSHC-ja përkrah kërkesat e grevistëve në Kryeministri

Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë (FSSHC) përkrah kërkesat legjitime të shërbyesve civilë në Kryeministri, të cilët ditë më parë kanë hyrë në grevë për të kërkuar të drejtat e tyre legjitime për të kërkuar mos diskriminimin brenda institucionit ku ata punojnë. Kërkesat e grevistëve, sipas FSSHC-së, janë të arsyeshme dhe të drejta për të kërkuar mos diskriminimin në paga për shumicën e shërbyesve civilë, që tashmë janë reflektuar nga Vendimi i Kryeministrit për ngritje të pagave për një pjesë të stafit të tij dhe disa njësive brenda njësive të Zyrës së Kryeministrit. Ky vendim nuk i trajton në mënyrë të barabartë pozitat nëpër njësi, por që denigron dhe demotivon një pjesë të madhe të shërbyesve civilë, të cilët dallojnë shumë në pagë brenda një institucioni, konkretisht në njësitë në Zyrën e Kryeministrit.

 FSSHC-ja kërkon urgjentisht të shqyrtohen kërkesat legjitime të Këshillit Grevist në njësitë e Zyrës së Kryeministrit dhe të gjendet zgjidhja pozitive e trajtimit të barabartë të të gjithë shërbyesve civilë në këtë institucion, pa pasur diskriminim në asnjë formë. Nëse neglizhohet zgjidhja e këtyre kërkesave, FSSHC-ja do të organizohet për të ndikuar përmes presionit sindikal nëpër të gjitha shoqatat, sindikatat, që veprojnë në kuadër të federatës nëpër institucionet e Republikës së Kosovës. Shpresojmë se udhëheqësit e këtij institucioni do t’i trajtojnë seriozisht kërkesat e grevistëve për të arritur marrëveshje për realizimin e kërkesave të ligjshme duke e eliminuar diskriminimin.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …