Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, zotëri Rrustem Berisha, priti sot, në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Republikën e Kosovës, zotëri Bojan Bertoncelj. Në takimin e përbashkët të ministrit Berisha dhe diplomatit slloven Bertoncelj, u fol veç tjerash, për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, në veçanti për bashkëpunimin e mirë dypalësh ndërmjet MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Sllovenisë. Ministri Berisha fillimisht e falënderoi ambasadorin Bertoncelj, për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia ka dhënë për Kosovën në sferën politike, diplomatike dhe atë të sigurisë. Gjithashtu, ministri Berisha, tha se pret nga shteti Slloven, që këtë mbështetje për Kosovën ta intensifikojë duke pasur parasysh sfidat e sigurisë në rajon e më gjerë, e sidomos kërkoi mbështetje në rrugëtimin Euro-Atlantik të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …