Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se dialogu nuk ka alternativë dhe se Kosova e Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje. Haradinaj në konferencën e pestë të ambasadorëve ka thënë se Kosova është e hapur të arrijë një marrëveshje me Serbinë. Ne po shkojmë në tranzicionin e FSK-së në ushtri. I kemi kryer të gjitha proceset që të ndodh ky tranzicion. Haradinaj ka pasur një kritikë edhe për ambasadorët kosovar. “Mendoj që është i pazoti ai ambasador që thotë se nuk po na dërgon instruksione Prishtina. Zhvillimi i medias ka bërë që të ndiqni mbledhjet e Qeverisë. Si nuk iu vjen marre që të thoni se nuk po dërgojmë instruksione. Interesohuni për vendin tuaj, përcillni temat”, tha kryeministri i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …