Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se vendi ynë ka tri halle. Ai përmes një shkrimi ka thënë se halli i parë është kryetari Thaçi, pas tij LDK-ja dhe halli i tretë AAK-ja e Vetëvendosja. “Tri hallet e mëdha të Kosovës. I pari, Thaçi nuk po mund ta bindë Serbinë për ta njohur Kosovën – Pa ia falë Kosovën e përtej Ibrit! Vonë i ka ra ndërmend për Kosovën Lindore! I dyti, LDK nuk dinë çka të bëjë me Teutë Rugovën?! Çka mund të bëjnë këta njerëz nesër për Kosovën si proces shumë më të ndërlikuar? I treti, AAK e VV-ja nuk po dinë se cilin lloj të boksit ta zgjedh në duelin e radhës! Fituesi do të ndeshen me boksierët e Beogradit. Hall tjetër si po duket nuk kanë.Hallet e tjera kanë mbetur nën hije! Më vonë mund të dalin për rrezitje! Pse jo?”, ka shkruar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …