Konfiskohen produkte me afat të skaduar

Inspektorët komunalë në Skenderaj, në kuadër të aktivitetit të tyre ditor, kanë kryer një kontroll rutinë në dyqanet e fshatit Çirez, ku kanë hasur gjera ushqimore me afat të skaduar. Pasi kanë verifikuar datën e skadencës, inspektorët kanë kryer konfiskimin e mallit, vlera e të cilit është rreth 110 euro, duke e dërguar në një vend të izoluar ku edhe e kanë asgjësuar atë. Ndaj pronarit të dyqanit tek i cili janë gjetur artikuj me afat të skaduar, i është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore. Inspektorët nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Skenderajt, kanë shtuar aktivitetin e kontrollimit të dyqaneve, marketeve dhe bizneseve në përgjithësi, për të parandaluar rrezikun e qytetarëve. Komuna e Skenderajt ka bërë apel te pronarët e dyqaneve që shesin gjëra ushqimore, të jenë të kujdesshëm me produktet që shesin, kurse qytetarëve u është kërkuar bashkëpunim për të raportuar rastet e tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …