Lëvizja Vetëvendosje ka nisur në Gjilan turin e tubimeve mobilizuese në mbrojtje të sovranitetit dhe kundër ndarjes së Kosovës. Siç ka njoftuar kjo lëvizje, kreu i vendit nuk mund të shkojë në dialog pa mandat nga Kuvendi i Kosovës. “Presidenti nuk mundet të shkojë në dialogje pa parime e mandat. Aventurat personale të Thaçit nuk mund të lejohen të bëhen kompromise të dhimbshme për Kosovën. Sa më shumë i rrezikohet karriera Thaçit, aq më shumë e rrezikon ai Kosovën. Dhe, ideja e tij për korrigjimin e kufijve e ka relativizuar atë që është e parelativizueshme, pavarësinë dhe integritetin e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Vetëvendosjes.
