Mona Agrigoroaiei: Nuk pranoj t’iu nënshtrohem qarqeve sllave-evropiane

Shkallë-shkallë me ndërgjegjësimin tim kombëtar, kam arritur të kuptoj situatën e rëndë koloniale të kombit shqiptar, i ndarë dhe i pushtuar nga pushtuesit dhe kolonizatorët sllavo-grekë dhe me qëllim që të jap kontributin tim për ribashkimin e trojeve shqiptare, iu përkushtova analizimit në shkrime të ndryshme të kësaj gjendjeje dhe rrugës konkrete deri në krijimin e shtetit të vetëm kombëtar shqiptar. 
Në këtë kontekst, jam e vendosur që kurrën e kurrës të mos pranoj t’u nënshtrohem atyre qarqeve rumune që kishin ndërmend të më shëndrrojnë në një instrument (vegël qorre) për qëllime që i gjykoj se janë me karakter antishqiptar. Dhe konsideroj se edhe para opinionit publik shqiptar kam detyrën të denoncoj fenomenin e veprimtarisë së shërbimit të fshehtë rumun për të cilin jam bindur përfundimisht se është hallkë e zinxhirit politik sllavo-evropian në Ballkan. E them kështu, edhe pse në fillim kam konsideruar se nuk duhet të vë shënje barazie midis pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë dhe autoriteteve të shtetit rumun, nga arsyja më e thjeshtë se Rumania nuk e ka trevën shqiptare nën pushtim dhe kolonizim, siç e kanë shtete si Serbia, IRJM-ja, Mali i Zi, Greqia, se ky shtet ka qenë dhe është plotë i vetëdijshëm se rreziku i pansllavizmit e kërcënon ende fort, se është i vetëdijshëm se vet ka copa të shkëputura nga trungu i vet nën ndikim të Rusisë (Moldavia), apo nën pushtim dhe kolonizim ukrainas (Bukovina, Herca) dhe serb (Banati). 
Por, kjo nuk është aspak ashtu. Sipas analizimit të situatës, të bisedave, kam arritur të konstatoj se dëshirat e këtij shërbimi për të më përfshirë në sistemin e vet janë produkt të urdhëresave evropiane e sllave. “Ne jemi evropianë” thoshin, duke nënkuptuar me këtë se ne jemi duke punuar me porositë e Evropës. Unë e di se Evropa Plake është shantazhuesja dhe sabotuesja më dinake ndaj çështjes kombëtare shqiptare, se ajo gjithmonë e ka dashur të veprojë për të “vrarë” përfundimisht çdo tentativë e çlirimit dhe ribashkimit të Shqipërisë, prandaj kam qenë shumë vigjilente dhe jam kundërvënë drejtpërdrejtë përpjekjeve antishqiptare që tentuan:

1. të më vëjë në kontroll mënyrën se si shkruaj shkrimet – Në fillim, për të mos më “turbulluar”, më thanë se mund të shkruaj çfarë dua, edhe nëse nuk kam qendrim në përputhje me pozitën zyrtare të shtetit. Pastaj, donin që të gjithë shkrimet që do t’i kisha bërë, t’i kontrollojnë, duke qenë “të tmerruar” nga shkrimet me karakter programatik, ata që synojnë të prezantojnë përgjigjen ndaj pyetjes “çfarë duhet bërë për ribashkimin e Shqipërisë”! Reaguan edhe ndaj faktit se unë kam shkruar në mënyrë kritike kundër faktit se xhandarët rumunë vranë dy demonstruesë në demonstratën e Lëvizjes Vetëvendosje! të 10 shkurtit 2007, sepse “një shkrim negativ i shkruar nga një qytetar rumun në një gazetë të huaj dëmton imazhin e shtetit”. Gjë që e vlerësoj si një absurditet, sepse imazhi negativ i një vendi nuk e sjell një shkrim, por veprimtaritë konkrete të atij shteti, në rastin konkret, krimi i bërë u mbulua me aksionin e tërheqjes së trupave rumune nga Kosova, “ikja nga vendi i krimit” Konsideroj këto tentativa përkufizim të lirisë së fjalës. Kundërpërgjigja ime ka qenë në praktike, sepse unë jam shprehur në shtyp vetëm sipas dëshirave të mia.
2. të më vëjë në kontroll aksionet, me kërkesën, “vazhdo kontaktet e mëparshme, por vepro sipas udhëzimeve tona”, konkretisht, unë të filloj të spiunoj shqiptarët, në përgjithësi dhe lëvizjen kombëtare shqiptare në veçanti. Siç kuptova sipas provokimeve që u bëra, donin që unë përfundimisht të punoj për këtë institucion – duke pasur si mision edhe takime me personalitete politike zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim të marrjes vesh të informacioneve të caktuara. Nuk jam në gjendje të pohoj cilat politikanë dhe cilat informacione do të donin t’i merrja vesh, sepse jam shkëputur përfundimisht (në kohë) nga ky rrjet.
,br> Çdo qytetar i një vendi ka detyrën të kontribuojë për sigurinë e atij vendi. Por unë konsideroj dhe ngul këmbë të mos pranoj se ky drejtim i aktivitetit ka të bëjë me fushën e sigurisë së Rumanisë! Unë do të isha plotësisht e gëzuar nëse shërbimi i fshehtë rumun do të kërkonte të zbulojë informata lidhur me kërcënimet e pamasë që rusët u bënë në Moldavi popullit rumun, që vet konstatova se udhëhiqet nga qarqe shkombëtarizuese pro-ruse dhe ka brenda një “republikë” tip Srbska (ashtu si në Bosni dhe në tentim të sipër edhe në Kosovë) e “mbrojtur” nga paqëruajtësit të armatës ruse!!! Apo për kërcënimet e rënda ekonomike që janë bërë me anë të tenderve privatizuese ilegale. Por jo, “për çudi”, Rumania merret nën tokë me spiunimin e shqiptarëve, ndërkohë që (duke u afruar Beogradit dhe Moskës) pozitën zyrtare e ka në të njëjtën vije me Serbinë lidhur me Kosovën. 
Ajo nuk ka pranuar pavarësinë e Kosovës – pra minimumi i minimumit, shkëputja më e brishtë (formale) e Kosovës nga Serbia dhe të dy presidentet Tadiç dhe Basesku janë “të dashuruar” aq thellë njëri nga tjetri sa që vizita e parë që e ka bërë Tadiçi pas 17 shkurtit, ishte në Bukuresht.
Më shumë, edhe parlamenti i Rusisë ka derguar një letër falenderimi Parlamentit Rumun, lidhur me pozitën që ka ndaj Kosovës!! Pra, kjo pozitë zyrtare vet është pjellë e qarqeve agjenturore pro-serbe dhe pro-ruse dhe dëmton thellë edhe sigurinë e Rumanisë, sepse aludon në teorinë e “precedentit të rrezikshëm” që gjoja shkëputja e Kosovës prej kolonizimit të Serbisë e ka ndaj Transilvanisë. Shkurt, Serbia-Rusia, me veprime përkatëse po e helmon opinionin publik rumun dhe institucionet vendimmarrëse me gogolin e Transilvanisë, edhe pse historikisht dhe politikisht nuk ka ngjashmëri midis shqiptarëve të pushtuar në Kosovë dhe hungarezëve – ish – kolonë të Budapestit në Transilvani. 
Është interesante edhe kërkesa që më bënë që të flas në mbështetje të pozitës zyrtare të Rumanisë ndaj Kosovës (!). Por, rrëfimit së njerit të zotërinjve të këtij shërbimi se në botë ka kukulla dhe ata që drejtojnë kukullat, unë përfundimisht iu përgjigj: S’dua të jem aspak kukull të një sistemi antishqiptar. Unë nuk mund të mohoj veten, nuk mund të mohoj idealin tim. Gjithçka mund të braktis, por nuk mund të pranoj të shembem në moçalin e errët, nuk mund të pranoj të heq dorë nga parimet dhe qendrimet e mia. Unë do të vazhdoj rrugën e filluar për ribashkim të kombit shqiptar, pa asnjë pikë ndalimi.

Kontrolloni gjithashtu

Barometri Ballkanik: Kosova e para në rajon për  braktisjen e vendlindjes nga qytetarët e saj, e dyta Shqipëria

Barometri Ballkanik, duke ofruar shifra sa i takon emigracionit, mbështetur në  një anketë publike ka nxjerrë …