Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim kryesuesin e Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Questel. “Me Bruno Questel, kryesues Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të Francës diskutuam për agjendën evropiane të vendit tonë dhe reformat e rëndësishme që po bën Kosova në shumë fusha. Franca mbetet një mbështetëse e fuqishme e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …