Pashtriku:Votimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës “për” dhe “kundër” ligjit për festat zyrtare

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit 2007 për kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës, pasi që votuesit kishin të drejtë që të votojnë deri në 10 kandidatë, ishin gjithsej 3.342.049 vota për këta kandidatë. Ligjin për festat zyrtare të Kosovës e votuan 46 deputetë. Pasi që të pranishëm ishin vetëm 87 deputetë atëherë kjo mundësoi aprovimin e ligjit meqë ishin të pranishëm më shumë se 51% e deputetëve. Ne e bëmë një analizë duke i konsultuar rezultatet zyrtare të KQZ-së: këta 46 deputetë të gjithë së bashku kishin 777.082 vota. Nëse këtë e kthejmë në përqindje atëherë del se me votat e vetëm 23,25% të atyre që votuan u miratua ky ligj. Duke e ditur se në zgjedhjet e fundit votuan rreth 37% të atyre me të drejtë vote atëherë del se ky ligj u miratua me vetëm 8,60% të elektoratit të përgjithshëm të Kosovës.

Një gjë tjetër interesante që mund të vërehet nga lista e mëposhtme është edhe tradhtia frapante që deputet të caktuar i bëjnë programeve të tyre. P.sh. Emrush Xhemajli, partia e të cilit (LPK) vazhdon ta ketë në program synimin dhe vendosmërinë për bashkim kombëtar, kurse në anën tjetër voton për një ligj që Kosovën e ndalon të jetojë si shqiptare dhe e cila konstitucionalisht ia ndalon Kosovës bashkimin me Shqipërinë (Neni 1.3). Për shkak se ky ligj, si dhe të tjerët nga Plani i Ahtisarit, përfshirë Kushtetutën, i barazojnë shqiptarët me pakicat, dhe kështu e shkombëtarizojnë Kosovën. Këtu shihet shpërputhja e madhe mes pritjeve të qytetarëve të bazuara në premtimet e politikanëve, dhe veprimet konkrete të këtyre politikanëve. Emrush Xhemajli ka qenë anëtar i LPK-së edhe në kohërat e Jugosllavisë, që e ka bërë atë kundërshtarë politik të Kaqusha Jasharit. Atëbotë Kaçusha ishte në pushtet e Emrushi në Lëvizje. Sot të dy janë në pushtet, mirëpo për ligjin për festat zyrtare Kaqusha mendon ndryshe – ajo ka votuar kundër. 


Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës 23 Maj 2008

Të pranishëm: 87
Nuk votuan: 0
Vota KUNDËR: 3
Vota PËR: 46
ABSTENUAN: 9

1 Jakup Krasniqi PDK, Po
2 Hashim Thaçi PDK, Po
3 Fatmir Limaj PDK, Po
4 Enver Hoxhaj PDK, Po
6 Hajredin Kuçi PDK, Po
7 Flora Brovina PDK Jo
8 Edita Tahiri PDK, Jo
9 Vlora Çitaku PDK, Po
10 Rrustem Mustafa, PDK Jo
12 Ramë Buja PDK, Po
13 Naim Rrustemi PDK, Jo
14 Nait Hasani PDK Jo
15 Ramadan Gashi PDK Po
16 Memli Krasniqi PDK Abstenoi
17 Arsim Bajrami PDK Po
18 Fehmi Mujota PDK Po
19 Emrush Xhemajli PDK Po
20 Gani Koci PDK Jo
21 Gani Buçinca PDK Po
22 Berat Luzha PDK Abstenoi
25 Ramadan Avdiu PDK Po
26 Hajdin Abazi PDK Po
27 Hydajet Hyseni-Kaloshi PDK, Abstenoi
28 Teuta Hadri PDK Jo
30 Kaqusha Jashari PDK Jo
31 Sala Berisha-Shala PDK Jo
32 Safete Hadërgjonaj PDK Jo
33 Selvie Halimi PDK Abstenoi
34 Nerxhivane Dauti PDK Po
36 Elheme Hetemi PDK Po
37 Mimoza Ahmetaj PDK Po
38 Armend Zemaj LDK Abstenoi
39 Sabri Hamiti LDK Abstenoi
40 Nekibe Kelmendi LDK Po
41 Eqrem Kryeziu LDK Po
42 Lutfi Haziri LDK Po
43 Alush Gashi LDK Po
46 Ismet Beqiri LDK Po
48 Ali Lajçi LDK Abstenoi
49 Haki Shatri LDK Po
51 Bujar Bukoshi LDK Jo
52 Sanije Aliaj LDK Po
53 Ramë Manaj LDK Po
55 Fatmir Rexhepi LDK Jo
56 Naser Osmani LDK Jo
57 Adem Hajdaraj LDK Jo
58 Luljeta Shehu LDK Po
59 Fatmire Berisha LDK Po
60 Myrvete Pantina LDK Po
61 Nurishahe Hulaj LDK Po
62 Anita Morina-Saraçi LDK Abstenoi
65 Ibrahim Gashi AKR Po
66 Rita Hajzeraj AKR Abstenoi
68 Driton Tali AKR Jo
73 Heset Cakolli AKR Po
74 Shkumbim Demaliaj AKR Jo
75 Myzejene Selmani AKR Jo
76 Nexhar Daci LDD-PSHDK Po
77 Besa Gaxherri LDD-PSHDK Jo
78 Mark Krasniqi LDD-PSHDK Po
84 Synavere Rysha LDK-PSHDK Jo
85 Drita Maliqi LDD-PSHDK Jo
86 Qamile Morina LDD-PSHDK Jo
88 Ahmet Isufi AAK Jo
90 Bajram Kosumi AAK Jo
91 Ibrahim Selmanaj AAK Jo
92 Rasim Selmanaj AAK Jo
93 Adrian Gjini AAK Jo
94 Gjylnaze Syla AAK Jo
95 Donika Kadaj AAK Jo
96 Zylfije Hundozi AAK Jo
97 Eniz Kervan KDTP Po
98 Mahir Yagcilar KDTP Po
99 Mufera Sinik KDTP Po
101 Etem Arifi PDAK Po
102 Hafize Hajdini PDAK Po
103 Bojan Stojanovic SLS Po
106 Dzezair Murati VAKAT Po
108 Shpresa Murati VAKAT Po
111 Radmila Vujovci SDSKIM Po
112 Numan Balic SDA Jo
113 Vezira Emrus SDA Jo
114 Branislav Grbic NOVADEMOKRATIJA Po
115 Dragan Dimic SNSDKIM Po
118 Dragisa Miric SKMS Jo
119 Zylfi Merxha PREBK Po
120 Murselj Haljilji GIG Po

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …