Reçica i dorëzon Federatës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës të dhënat zyrtare të pensionistëve të viteve 1990-1998

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim Shaban Kelmendin, përfaqësues i autorizuar i Federatës së Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës. Duke zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili i jep të drejtë Federatës në fjalë për qasje në të dhënat zyrtare për pensionistët e Kosovës  të periudhës 1990-1998, ministri Reçica i dorëzoi Kelmendit të dhënat zyrtare të mbi 80.000 pensionistëve. Ministri Reçica tha se MPMS po përmbush kështu një obligim ligjor dhe moral, duke theksuar se MPMS mbetet e përkushtuar t’u dalë zot të gjithë pensionistëve në vend. Nga ana tij, Kelmendi falënderoi ministrin Reçica  për pritjen dhe përkushtimin për të realizuar kërkesën e Federatës. Kelmendi dhe Reçica u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në mes të MPMS-së dhe Federatës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …