Frederica Mogherini: Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut

Federica Mogherini thotë se takimi i radhës në mes të Thaçit e Vuçiqit do të mbahet në fund të muajit shtator

Sot ka dështuar mbajtja e takimit ndërmjet kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Shkak i mos mbajtjes së takimit, sipas sqarimit të delegacionit nga Serbia ishte mungesa e lejes nga autoritetet e Kosovës, që Vuçiq, gjatë qëndrimit të planifikuar në Kosovë, të vizitonte edhe Liqenin e Ujmanit. Në vend të takimit të përbashkët, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka zhvilluar vetëm takime të ndara me të dy kryetaret. Ajo ka shprehur bindjen se megjithatë, të dy presidentët do të tregohen të përkushtuar në arritjen e marrëveshjes paqësore dhe ligjërisht të obligueshme. “Në kontekstin e dialogout të ndërmjetësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës, unë prita sot presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel. Kam mbajtur disa raunde bisedimesh në formatin bilateral për të gjitha çështjet në tryezë. Vështirësitë mbeten. Unë besoj në përkushtimin e plotë të të dy presidentëve për të vazhduar procesin dhe për të arritur në muajt e ardhshëm një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për një normalizim të plotë të marrëdhënieve, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, ka thënë Mogherini pas këtyre takimeve. Ajo ka bërë me dije se takimi i planifikuar do të shtyhet për në fund të këtij muaji. “Unë do të mbledh në Bruksel sesionin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut para Javës Ministrore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (që mbahet më 18 shtator) për t’i bërë bashkë të dy palët për të çuar përpara punën në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes”, thuhet në deklaratën e Mogherinit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …