Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë. “Edhe përkundër deklaratave rrahagjokse të bartësve të institucioneve të Kosovës, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq po e viziton veriun e Kosovës sipas agjendës së tij. Problemi nuk qëndron në faktin se një president i një vendi fqinj po e viziton vendin tonë, sepse në një logjikë normale ajo të ishte e natyrshme, ashtu siç do të ishte e natyrshme që presidenti ynë të vizitojë Serbinë”, ka shkruar Mustafa. Ai shton se është e papranueshme që një president i një shteti fqinj të flasë për resurset natyrore të Kosovës si të ishin të tijat.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …