leoni

Komuna e Skenderajt angazhohet për një ambient të pastër

Komuna e Skenderajt, në kuadër të aktiviteteve të veta dhe synimeve për një ambient sa më të pastër, ka angazhuar kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtje të parqeve dhe hapësirave tjera publike, për të pastruar shtratin e Lumit “Klina”, në një aksion që ka filluar ditë më parë e që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Sipas zyrtarëve të Komunës së Skenderajt, aksioni i pastrimit të lumit po vazhdon, në pjesën nga Stadiumi i qytetit e deri te lagja nën Shkollën Fillore “Ahmet Delia”. Është arrit të pastrohet gjatësi e madhe e shtratit, me anë të ekskavatorit që ka hyrë në kanalin e shtratit, duke larguar mbetjet, të cilat i kanë dhënë pamje jo të mirë lumit.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …