leoni

Punëtorët teknik të të gjitha shkollave priten në takim nga kryetari Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, të premten në orën 10:00, ka pritur në takim në sallën e mbledhjeve të Asamblesë Komunale, të gjithë punëtorët teknik (mirëmbajtësit), të të gjitha shkollave të mesme dhe fillore të Komunës së Suharekës. Atyre u ka uruar së pari shëndet dhe fillim-vit të mbarë si dhe ka kërkuar nga ta angazhim maksimal dhe mbi të gjitha ambient të pastër si brenda ashtu edhe jashtë objektit të shkollave. I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe drejtori i Arsimit Remzi Bytyqi, ku nga punëtorët teknik ka kërkuar që ta respektojnë orarin e tyre të punës, në bazë të kontratës së punës që ata vetë e kanë nënshkruar, por ka kërkuar nga ta që në të gjitha shkollat të këtë pastërti dhe mirëmbajtje maksimale. Punëtorët teknik të të gjitha shkollave, e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj që për herë të parë një kryetar komune i fton mirëmbajtësit e shkollave për t’i dëgjuar hallet e tyre dhe për punën që ata po bëjnë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …