leoni

Priten protesta masive pas deklaratave fyese të ministrave të Albin Kurtit dhe arrestimit pa shkas të Faik Fazliut

OVL-UÇK-së në Skenderaj therret sot për protestë, nuk duan që Vuçiqi të shkel në Drenicë

Dega e Shoqatës së Veteranëve në Skenderaj përmes një njoftimi zyrtarë kanë thënë se sot kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuciq përmes rrugëve të Drenicës do të vizitojë fshatin Banjë. Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për të bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në fshatin Banjë.

“Nga shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së Dega Skenderaj. Të nderuar qytetar të Skenderajt, veçanarisht luftetarë, invalidë dhe familjarë të deshmorëve. Fillimisht ju kërkojm falje që po iu shqetësojm në këto orë të vona, por sa po morrem lajmin se Aleksander Vuçiç nesër do të shkelë tokën e Drenicës. Andaj duke ju kërkuar secilit mirëkuptim në një ditë vikendi për shqetësimin tuaj, na falni por duhet të iu ftojmë në protestë sepse po vjen pa kërkuar falje një President i një shteti që ka vrarë, masakruar dhunuar popullatën e pa fajshme nga foshnja e posalindur deri tek mosha ma e shtyer, zgjohuni në këmbë të gjithë ta ndalojmë Vuçiçin që mos të shkelë në tokën e Drenicës. Asnje zyrtar i shtetit Serb që ka shkaktur dhunë dhe vujtje në Kosovë nuk do të duhej të lejohej të hynte në Kosovë pa kerkuar falje. Takohemi të gjithë në Sheshin “ADEM JASHARI” në ora 06:00 në mengjes për ti bllokuar të gjitha rrugët që qojnë në Banjë fshat ky në tokën arberore “o sot o kurrë”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …