RKL

RKL: A ishte vizita e Vuçiqit e njëjtë me: “Veni, vidi, Vici” dhe reagimi i Ramushit si “kofini pas të vjelave”?

Vizita mujshare e kryetarit të Serbisë, A. Vuçiqit me tërë shpurën e lukunisë së tij, në Kosovë, tregoi më së miri se sa vend pa zot është ky shteti ynë i brishtë e i mefshtë, në të cilin mund të hyjë e të dalë kushdo nga Veriu e nga Lindja.

Fillimisht, Qeveria e Kosovës nuk i dha leje Vuçiqit të vizitojë enklavat e vendbanimet me popullatë serbe, por pas presionit të që bërë Zonja e madhe e BE-së, Federica Mogherini, Ministria e Jashtme e Kosovës  ndërroi vendimin dhe e lejoi vizitën e Vuçiqit në vendin tonë, sipas agjendës së tij, ku përjashtohej një takim qoftë edhe formal me zyrtarët shqiptarë, madje  Mitrovicës. Madje ai nuk begenisi të  bisedojë as me “trimat” si Agim Bahtiri apo Nexhmedin Spahiu.

Vuçiq, edhe pse nuk është ndonjë Cezar, por vetëm një maskotë e tij, ”erdhi, pa dhe ngadhënjeu”, ashtu sikur kishte premtuar se do të vizitojë të gjitha pjesët e veriut të cilat sipas tij i takojnë Serbisë  dhe për të cilat ai angazhohet që këtë “Pazar” të ri me krerët e Kosovës ta përforcojë me ndërmjetësimin e zonjës Mogherini dhe me përkrahjen e Putinit e të Trumpit.

Vetëm një pikë e agjendës së Vuçiqit nuk u realizua.

Veteranët dhe liridashësit e Drenicës e lajmëruan me kohë Vuçiqin por edhe krerët e Kosovës se i pari i Beogradi me shpurën e tij nuk do të lejohet të shkelë tokën e përgjakur të Drenicës nga kriminelët serbë me Vuçiqin në krye.

Vetëm kur protestuesit dolën në rrugë dhe mundësia për të kaluan nëpër atë vende u shua përfundimisht, kryeministri dhe kryetrimi i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të tij e njoftoi Ministrinë e Jashtme ta anulojë pjesën e vizitës së Vuçiqit  për në Drenicë, me qëllim që të mos vjen deri te konfrontimi me popullatën.

Është pak për t’u habitur si  nuk ishte kujtuar dje Ramushi madje as   100 këshilltarët e ministrat e tij, se  rrugëtimi i Vuçiqit nëpër tokën e Drenicës është fyerje dhe përdhosje e gjakut të derdhur për liri. Po nuk mund të themi se një fyerje e tillë nuk ndodhi me rastin e vizitave të Vuçiqit në vendet e tjera të Kosovës.

Reagimi i kryeministrit është si “kofini pas të vjelave”, sepse Vuçiqi e ka thënë edhe vetë se nuk ka ardhur në Kosov për të bërë luftë, por për t i vizituar serbët dhe për t’i bindur ata që të qëndrojnë në tokat e tyre, në “Serbinë e tyre”…

Vuçiqi e bërë të vetën. Ai fitoi me këtë vizitë dhe tregoi botërisht se për veriun e Kosovës do të vendos vetë me përkrahje ndërkombëtare. Ai nuk erdhi për vizitë në Shtetin e Kosovës të cilin nuk e njeh, por erdhi, pa dhe ngadhënjeu në pjesën të cilën e konsideron të veten. Vizitën e tij nuk e ndaluan kryetrimat tanë: Ramush Haradinaj, Kadri Veseli as Hashim Thaçi, të cilët vazhdojnë të tregojnë trimëri kundër njëri tjetrit e përgjithësisht kundër nesh që marrin guxim t’i  kritikojmë, apo që dyshojmë në trimërinë e tyre tanimë virtuale, sepse u bënë 19 vjet pas luftës, dhe, asnjëri prej tyre nuk shkeli as edhe njëherë të vetme në tokën e veriut të Kosovës, për të cilën zotohen para kamerave se jetën e japin  po jo edhe Mitrovicën, Trepçën  e Ujmanin.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …