leoni

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci thotë se barrikadën e bërë në Skenderaj e ka mbështetur e tërë Kosova

Kryetari i Komunës së  Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se barrikadën e bërë në Skenderaj e ka mbështetur e tërë Kosova, duke shtuar se plagët e banorëve të Drenicës nuk janë shëruar ende. Ai gjithashtu ka përmendur numrin prej 1648 të pagjeturve duke kujtuar se Serbia nuk ka kërkuar ende falje edhe pas 20 vjetëve të kaluara nga lufta. ”Sot, në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk ishin vetëm ata. Me ta ishin familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë…Prekazi, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, … e krejt Kosova. Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur ende 20 vjet pas lufte nuk ka kërkim falje nga regjimi serb. Falënderim për institucionet vendore e ndërkombëtare për ndjenjën e solidaritetit me Drenicën por edhe krejt Kosovës, këtë ndjenjë të dhimbjes që i shërbeu çlirimit dhe ardhjes së lirisë në Kosovë”, ka shkruar Lladrovci.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …