Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje anulimin e vizitës së kryetarit serb Vuçiq në Banjë të Skenderajt

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje anulimin e vizitës së kryetarit serb Vuçiq në Banjë të Skenderajt

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me vendimin e autoriteteve të Kosovës për të mos i lejuar kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të vizitojë fshatin Banjë të komunës së Skenderajt. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së tha se Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e autoriteteve të Kosovës. “Kërkojmë nga të gjithë përgjegjësit për rendin që të garantojnë sigurinë dhe kalimet (qarkullimin) e lirë gjatë ditës”, ka thënë ajo. “Angazhimi i plotë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë së njerëzve në Kosovë dhe popullit serb, mençuria dhe qetësia, janë ato që nevojitet tash”, ka thënë Kocijançiq. Sipas saj, vizita e Vuçiqit ka kaluar qetë me angazhimin e të gjithë akterëve përgjegjës, deri në momentin e bllokimit të rrugës për vizitën në Banjë të Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …