Mona Agrigoroaiei: UNË NUK HEQ DORË NGA RIBASHKIMI KOMBËTAR!

 


E falënderoj zotin Baki Ymeri, i cili ka pasqyruar rastin të sulmit fizik kundër meje për gazetën “Ndryshe” të Tiranës. Gjithsesi, e konsideroj të domosdoshme të reagoj kundër pohimeve të fundit të artikullit të tij, duke e pasur të qartë se sa kohë jetoj, frymoj do të jem mbrojtëse e denjë e çështjes kombëtare, të idealit të shenjtë të çlirimit dhe ribashkimit kombëtar.

Z. Baki Ymeri në artikullin e tij thotë: “Shpresojmë se edhe Mona do të veprojë njësoj, duke i dhënë prioritet afirmimit të kauzës kosovare për pavarësi, ngase duke e shtrirë para kohe kosën në fushë të atdhetarizmit shqiptar, gjoja se për bashkim kombëtar, e lemë mënjanë atë që është më elementare, më sublime, më e shenjtë: Pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj në botë, siç thotë edhe Namik Shehu në mesazhin e tij.”
Sigurisht se të gjithë duam që Kosova të jetë e PA VARUR nga Serbia, të mos jetë nën sundimin dhe kolonizimin serb. Por kjo nuk arrihet e nuk do të arrihet kurrë si pasojë e procesit të tanishëm të krijimit të një “shteti kosovar”. Një “shtet kosovar”, në kornizat e tanishme të kurtheve ndërkombëtar alla ahtisariane, po krijon rrethanat e një mini Jugosllavie “multietnike” sikur dikur ‘bartstvo-jedinstvo’, me simbole dhe himn “formal”, e decentralizuar (me një republikë SRPSKA brenda) dhe me një minoritet serb, i cili sundon mbi shumicën shqiptare dhe mbi minoritetet e tjera.
Jo kot në momentin kur parlamenti kukull i Kosovës “duartrokiti” planin Ahtisaari me unanimitet perfekt (në këtë cirkuz përsëritës të ngjarjes së vitit 1989), i vetmi kundërshtar (që ndjek interesat e komunitetit të vet) ishte ai boshnjak, me arsyetimin se ky projekt ndërkombëtar po jep tepër shumë privilegje komunitetit serb.
Nëse një boshnjak është në gjendje të ndjekë interesat e komunitetit e vet, shtrohet pyetja, pse këta politikanë shqiptar nuk janë në gjendje të bëjnë një gjë të tillë dhe po pranojnë gjithçka që u serviret nga rrethet sllavofile ndërkombëtare që duan me çdo çmim të vëjnë yçkla në rrotën e procesit të natyrshëm të çlirimit dhe ribashkimit kombëtar?! Ja përse: Sepse janë kolaboracionista e shqipfolësa që s’i ka parë ndonjëherë natyra…!

Zoti Ymeri,
U mbars mali dhe polli një ka. Pra, nuk ka “kauzë shqiptare” dhe “kauzë kosovare”, sipas ndarjes artificale pjellë titiste, shqiptar-kosovar. Çështja shqiptare është një dhe e pandashme. Ajo zgjidhet globalisht, me ribashkimin e të gjitha trojeve shqiptare në një Shqipëri të vetme. Sepse, çështja shqiptare është shtruar për zgjidhje që nga pushtimi dhe kolonizimi i trojeve shqiptare më vitin 1913 dhe ajo nuk duhet ndarë në disa “copa-copa” e “thela-thela”. Logjika: “hajde të merremi me një copë e të lejojmë të tjera në grackat e pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavo-grekë të Shqipërisë” nuk shkon dot. Ajo është dëshirë e pushtuesve dhe kolonizatorëve, sepse pikë së pari “copa me cilën merremi” nuk do të lirohet fare, do të mbetet nën sundim dhe “mbikëqyrje” (kolonizim), kurse “copat” tjera do të harrohen po ashtu nën pushtim dhe zgjedhe sllavo-greke.
Për këtë flet fakti se sllavomaqedonasit, p.sh. pranojnë pakon Ahtisaari, sepse procesi i tanishëm i “pavarësisë” së Kosovës po lejon Luginën e Vardarit nën IRJM-në terroriste.

Zoti Ymeri,
Sa i përket “shpresave” tuaja (krahut tuaj politik), unë ju them troç, shkurt e shqip, se unë mbroj dhe jam e do të jem DERI NE VDEKJE në vijen kombëtare të vazhduar nga patriotët shqiptarë që nga Lidhja e Prizrenit deri tek e Lavdishmja UÇK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e më pas, ajo e organizimit kombëtar politiko-ushtarak të formuar pas çmilitarizimit të ushtrive çlirimtare në trojet shqiptare të kolonizuara – Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar-Armata Kombëtare Shqiptare (simpatizante e të cilëve jam), dhe ky është ÇLIRIMI DHE RIBASHKIMI I SHQIPËRISË NË NJË SHTET TË VETËM KOMBËTAR SHQIPTAR, SHQIPËRIA E RIBASHKUAR. Për këtë ideal të shenjtë kanë rënë në fushëbeteje shumë dëshmorë të kombit, dhe amaneti i tyre nuk guxohet të shkelet.
Prandaj, zoti Ymeri, unë NUK DO TË HEQ DORË NGA RIBASHKIMI KOMBËTAR, sepse unë nuk guxoj të shkel amanetin e dëshmorëve të kombit dhe i duhem atdheut ashtu siç jam. Askush nga ne që shkruajmë zjarrtë, siç shprehesh ti, nuk shkruajmë të bëhemi ambasadorë, por ju nëse e keni hallin aty, e jo tek çlirimi dhe ribashkimi kombëtar, zgjedhuni ambasadorë jashtë Shqipërisë ata që ua lëpijnë këmbët e armiqëve dhe aleatëve të tyre, e jo ata, ose ato, që e flasin dhe e shkruajnë të vëretën. Të jesh ambasador nuk do të thotë të jesh një kal trojan që po futet nëpër radhave politicianiste për të dëgjuar urdhrat e huaja. Pra, të jesh ambasador nuk do të thotë të jesh kolaboracionist, por të ndjekësh interesin kombëtar me vendosmëri dhe atdhetarizëm.

.. Dhe, kërkoj me vendosmëri prej teje që hera të tjera të mos ma përmendësh emrin, të mos më fyesh duke më thënë të bëhem rugoviste, kjo le të mbetet hera e fundit për ty, përndryshe nuk do të kalosh mirë për sulmet, shpifjet dhe denigrimet që po i bën ndaj nesh dhe ndaj meje në veçanti.
Rumani, 28 maj 2007

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …