Të dhënat e raportit “Statistikat e Jurisprudencës për persona madhorë” për vitin 2017 të ASK-së tregojnë se ishin të akuzuar 26 mijë 706 persona. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në gjykatat themelore dhe degët e tyre kanë qenë të akuzuar 26.706 persona, prej tyre me aktgjykim gjykues janë dënuar 18.753 persona. Nga numri i përgjithshëm i të dënuarve, 971 janë femra”, thuhet në komunikatë. Në raport me vitin 2016, i bie që numri i personave të dënuar shënon rritje për 894 persona. Në vitin 2016-të gjykatat themelore dënuan 17 mijë e 859 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …