Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim senatorin amerikan Ron Johnson, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në vend dhe në rajon, me theks të veçantë në përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në mes të vendeve të rajonit. Duke e falënderuar senatorin Johnson, kreu i shtetit theksoi se po punon për arritjen e një marrëveshjeje që do të ketë efekte pozitive për rajonin. “Marrëveshja do të jetë e vështirë të arrihet”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se nëse arrihet, ajo do të jetë plotësisht në pajtim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me BE-në, si dhe do të jetë marrëveshje e zbatueshme.
Kontrolloni gjithashtu
Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti
Për shkak të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …