Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës proteston sot kundër diskriminimit në koeficientin për paga

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështet grevën e Sindikatës së Elektro-Kosovës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoj mbi gjendjen aktuale të punëtoreve më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e KEDS-it dhe grevën e paralajmëruar me dt. 11.09.2018 të Sindikatës së ElektroKosvës – FSPE, përmes së cilës do t’i shprehin pakënaqësitë punëtoret e KEDS-it lidhur me mos realizmin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera që parashihen me Ligjin e punës dhe Kontratën kolektive, të cilat të drejta punonjësve të KEDS-it po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre. Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja shprehë edhe njëherë përkrahjen për grevën e ardhshme të paralajmëruar nga FSPE dhe cil indo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të KEDS-it.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëm 50 për qind e agjendës legjislative në Kuvendin e Kosovës u përmbush gjatë këtij viti

Për shkak  të mungesës së kuorumit shumë projektligje mbetën pa u votuar në lexim të …