leoni

Doris Pack

Doris Pack: Vuçiq flet në Kosovë për Milosheviqin si ‘një lider i madh’, e zyrtarët e BE-së nuk reagojnë

Fjalimi i Aleksandar Vuçiqit në Mitrovicë dhe rehabilitimi që ai i bëri Milosheviqit janë kritikuar me reagime të shumta e të ashpra. Por vetë Bashkimi Evropian nuk ka reaguar kundër lartësimit që Vuçiqi i bëri Milosheviqit. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak politikanes gjermane, ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack. Në një reagim në rrjetin socia ajo Pack ka shkruar: “Presidenti aktual i Serbisë flet në Kosovë për Milosheviqin si ‘një lider i madh’ pa ndonjë reagim të zyrtarëve të BE-së? A po i sakrifikojmë bindjet tona për të ashtuquajturën realpolitikë, sikur që kemi bërë tepër gjatë në të nëntëdhjetat e hershme?”. Pack, një politikane e njohur në Evropë, ka qenë prej zërave të dalluar në kundërshtimin e politikave të Milosheviqit në mbrojtje të Kosovës në vitet ‘90, ndërsa pas luftës ka qenë pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian që ka trajtuar çështjet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …