leoni

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kosova përballet me një numër të madh të agjencive dhe bordeve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj thotë se është i gatshëm që t’ia dorëzojë opozitës çështjen e dialogut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i cili së fundi është propozuar nga Qeveria si kryesues i ekipit negociator në dialogun me Serbinë, ka thënë se është i gatshëm që t’ia dorëzojë opozitës çështjen e dialogut. Ai ka thënë se deri tani bisedimet i ka zhvilluar Institucioni i presidentit, ndërsa me votimin e ekipit negociator nga Kuvendi, sipas Limajt, Kosova do të ketë adresë të qartë për këtë proces. Prandaj ai u ka bërë thirrje opozitarëve që të bashkohen në këtë çështje, të cilën ai e quan shumë të rëndësishme për të ardhmen për Kosovën. Limaj po ashtu ka thënë se Kosova është kundër ndryshimit të kufijve, ndërsa duke folur për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe zëvendëskryeministri ka thënë se nuk do të pranohet një Republikë Serbe brenda Kosovës, pasi sipas tij ky do të ishte shkatërrim për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …