Shërbimi i zjarrfikësve në Junik përkujton sulmin e 11 shtatorit në SHBA

11 shtator 2001, sulmuesit rrëmbyen katër aeroplanë, që fluturonin mbi SHBA.

Dy prej tyre u rrëzuan te kullat binjake të Qendrës Tregtare Botërore, në Nju Jork. Një tjetër u rrëzua në Pentagon, ndërtesa më e lartë ushtarake në Uashington. Aeroplani i katërt u rrëzua në një fushë, 80 milje nga Pittsburgh, në Pennsylvania. E gjithë bota ishte e shokuar nga ky sulm duke lënë afër 3000 viktima te pafajshme që punonin në ato kulla ku ishte cak i sulmit. Për të përkujtuar këtë datë, shërbimi i zjarrfikësve të komunës së Junikut në ora: 11:00, ka lëshuar sirenat emergjente për 1 minutë dukë nderuar të rënët dhe duke u solidarizuar me të mbijetuari e sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 që ndodhi në shtetin mik të Kosovës, SHBA-të.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …