MINISTRI BYTYQI PRITI UDHËHEQËSIT E QSI INTERNATIONAL SCHOOL OF KOSOVA

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti udhëheqësit e QSI International School of Kosova, me të cilët bisedoi rreth funksionimit të kësaj shkolle, e cila funksionon në kuadër të Ambasadës Amerikane në 37 vende të botës dhe qe katër vite edhe në Kosovë. Drejtori i shkollës, Donald Hale falënderoi ministrin Bytyqi për bashkëpunim dhe tha se qëllimi i kësaj shkolle është që t’iu shërbejë fëmijëve të diplomatëve, por ai theksoi se shkolla këtë vit është rritur dhe ka 42 nxënës, në mesin e tyre edhe nxënës kosovarë që i janë bashkuar këtë vit. Drejtori theksoi se qëllimi është që të rritet edhe më shumë kjo shkollë dhe e informoi Ministrin se janë duke planifikuar të ndërrojnë edhe lokacionin e shkollës dhe të kenë objekt të ri shkollor. Ministri Bytyqi tha se një shkollë e tillë amerikane është një vlerë e shtuar në sistemin tonë arsimor dhe theksoi se Kosova ka nevojë për praktika të mira, ndërsa përmendi ndihmën e madhe që ka dhënë vazhdimisht Ambasada Amerikane në Kosovë dhe USAID-i në përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë. Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar këtë shkollë për çfarëdo që të kenë nevojë, në mënyrë që shkolla të arrijë synimet e veta në arsimimin e nxënësve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …