Sulmet në Afganistan

32 janë vrarë dhe 130 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në provincën lindore të Afganistanit

Të paktën 32 persona javë vrarë dhe 130 të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar, ka deklaruar një zëdhënësi i kësaj province, Attaullah Khogyani, për Radion Evropa e Lirë. Ai ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani ka dënuar ashpër sulmin. Zyrtarët lokalë kanë thënë se sulmi ka shënjestruar disa persona që kanë protestuar kundër komandantit të policisë lokale dhe se qindra persona kanë qenë në zonën ku sulmuesi vetëvrasës ka hedhur veten në erë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …