Shkrimtari serb, Filip David, themelues i Qarkut të Beogradit, grupi i parë dhe më i rëndësishëm kundër luftës në fillimin e viteve të ’90-ta, e vlerëson skandaloze deklaratën për Sllobodan Millosheviqin. Ai për gazetën beogradase “danas” thekson se deklaratat e tilla në fakt e zbulojnë thelbin e vërtetë dhe qëllimet e pushtetit të Aleksandar Vuçiqit lidhur me Kosovën. Sinqerisht, nga ai “fjalim historik” i paralajmëruar shumë kohë më parë, kam mbajtur ndër mend vetëm fjalinë për Sllobodan Millosheviqin si “lider të madh”. Të thuhet diçka e tillë në Kosovë, pas gjithë asaj që na ka ndodhur, hedh dritë të vërtetë edhe te pushteti aktual si dhe në sinqeritetin që të bëhet diçka domethënëse e serioze në marrëdhëniet me Kosovën. Shumë demagogji, aspak dëshira reale”, ka përfunduar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …