Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi kanë filluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë ku po takojnë krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e opozitës. Temë kryesore e takimeve është gjendja politike në Kosovë, Shqipëri e rajon dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në rrugën drejt integrimeve evropiane. Kryekuvendari Veseli dhe zëvendëskryeministrat Limaj e Gashi do të diskutojnë në takime me krerët e shtetit shqiptar për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe për nevojën e unifikimit të skenës politike në Kosovë gjatë për çështjen e dialogut.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …