Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall. Sipas njoftimit për media Haradinaj, e njoftoi ambasadoren Stjernvall për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend, për prioritetet e qeverisë në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe të arriturat në fusha të tjera të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve. Haradinaj falënderoi ambasadoren e Finlandës për gjithë mbështetjen që e ka dhënë shteti finlandez në Kosovë si partner i fuqishëm dhe përkrahës i madh i proceseve eurointegruese të vendit tonë. Kryeministri Haradinaj kërkoi nga ambasadorja Finlandeze përkrahjen e saj në aksionin për pastrimin e Kosovës, që do të nisë më 15 shtator 2018. “Finlanda në vazhdimësi e ka ndihmuar Kosovën në programe të caktuara që kanë pasur rëndësi të veçantë për jetën e qytetarëve. Sot kërkova nga ambasadorja finlandeze që të na bashkohen në aksionin tonë për pastrimin e Kosovës”, ka thënë kryeministri Haradinaj. Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall shprehu gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar Kosovën në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …