leoni

Dilaver Goxhaj: Disa nga sfidat e ardhshme të cilat e presin Kosovën e pavarur

Ballkani ka qënë përherë zonë interesash të Fuqive të Mëdha. Nuk ka ngelë perandor i botës pa e vizituar, si asnjë rajon tjetër të globit. Dikur zonë interesash midis Perandorisë Perse dhe Romës, më vonë midis Perandorisë Bizantine dhe Rusisë; pastaj midis Perandorisë Turke dhe asaj Austro-Hungareze dhe asaj Ruse; më vonë midis asaj Ruse dhe Austro-Hungareze; asaj Ruse dhe asaj Gjermane dhe pas Luftës së Dytë Botërore u bë zonë influencash midis Rusisë Sovjetike dhe Perëndimit. Pas Luftës së Ftohtë u ringjallën përsëri interest e ish perandorive, sidomos midis Gjermanisë dhe Rusisë, ndeshje e cila çoi në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Në kët periudhë u desh që të futej në lojë ShBA-ës, të cilat pasi i dhanë fund luftës midis sllavëve dhe Bosnjës kujtuan se në Ballkan do të kishte qetësi. Por kur shqiptarët në Kosovë kërkuan të drejtën e tyre historike dhe, kur Serbia e mbështetur nga Rusia dhe disa shtete të fuqishme të BE-së, në vend të dialogut përdori zjarrin dhe hekurin, shqiptarët u detyruan të shpërthenin luftën për të mos u zhvendosur nga Kosova dhe për të mbijetuar si komb. Në këtë situatë të nderë dhe të padrejtë ndaj shqiptarëve u desh të futej në lojë përsëri shteti më demokratik I botës, Amerika.

Uashongtoni në krye të Aleancës më të madhe ushtarake të botës, NATO, zhvilluan luftën e parë humanitare në historinë e njerëzimit, një lloj lufte e re, dhe me atë rast sfiduan për herë të parë nga ana ushtarake Rusinë si perandori, duke i thënë: Rri urtë dhe mos merr nëpër këmbë të drejtat e popujve të vegjël! Dhe ashtu e bëri dhe, pasi çarmatosi shqiptarët u tha serbëve dhe Rusisë: uluni e bisedoni me shqiptarët paqësorë dhe merruni vesh e mos na detyroni ne që të ndërhyjmë përsëri. 
Mirëpo, kulturën e shqiptarëve sllavët e morën për dobësi dhe u treguan arrogantë, si gjithmonë ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke ngulur këmbë se gjoja Kosova është djep i Serbisë, dhe nuk pranuan vetvendosjen e popullit që banon në Kosovë. Këtu ata u përkrahën edhe nga UNMIK-u dhe politika prej robi e politikanëve të atëhershëm të Prishtinës, gjë që solli trazirat e marsit të vitit 2004. 
Atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërhynë përsëri dhe nxitën OKB-në dhe BE-në që t’i ulnin në tavolinën e bisedimeve edhe një herë shqiptarët me serbët, por të dy palët qëndruan me kokfortësi në mendimet e veta: shqiptarët këmbëngulën në pavarësinë e Kosovës, meqënëse pala ndërkombëtare nuk realizoi vetvendosjen e popullit në Kosovë sipas premtimeve që iu bënë në Rambuje, ndërsa pala Serbe këmbëngulte në njohjen vetëm të pavarësisë së Kosovës në nivelin e vitit 1974. Të pranohej statusi i vitit 1974 do të thoshte që ndërhyrja e NATO-s në Kosovë dhe lufta dyvjeçare e popullit shqiptar në Kosovë të quheshin jo vetëm të kota por edhe të padrejta. Në këtë qëndrim sërbët mbështeteshin nga dy antarë të Këshillit të Sigurimit, Kina dhe Rusia. 
Në këto kushte shtetet më të fuqishme të botës, duke e parë qëndrimin serb jashtë çdo lloj logjike të konventave të OKB-së të miratuara për të drejtat dhe vetvendosjet e popujve, dhe sidomos të rezolutës së 2 janarit 2000, u thanë shqiptarëve në Kosovë: Shpalleni pavarësinë se do t’u njohim ne të parët. Dhe ashtu u bë. 
Njohja e pavarësisë së shtetit të Kosovës nga Fuqitë e Mëdha botërore, si shteti më i ri në botë dhe në Evropë, nënkupton se ato që të gjitha i thanë Rusisë: hiq dorë nga tendenca që ke për interesa në Ballkan, pasi kemi një shekull që i kemi rënë në qafë kombit më të vjetër të Ballkanit dhe të Evropës, shqiptarëve, prandaj kemi vendosur t’u kthejmë atë të drejtë që popujt e tjerë të Evropës kanë shekuj që e gëzojnë. Rusia dhe Kina jo se nuk I dinë këto fakte padrejtësish të bëra ndaj shqiptarëve, por e kanë hallin se kanë edhe ato popuj të tjerë që I kanë nënshtruar, ashtu si Sërbia Kosovën dhe druhen se edhe ata popuj do të kërkojnë të drejtën e tyre sikundër Kosova. Këtu flen lepuri. 
Ky akt nga fuqitë e mëdha dhe ky nënkuptim që del nga qëndrimi i tyre, përiashtuar Rusinë dhe Kinën, ndaj pavarësisë së Kosovës, i acaroi dhe do t’i acaroi edhe për një kohë goxha të gjatë Rusinë dhe Sërbinë. Si rjedhojë duhet të jemi të përgatitur për t’u përballur me çdo lloj intrige dhe provokimi me qëllim që të mos biem në kurthet politike, diplomatike, ekonomike, por, ndoshta edhe ushtarake që mund të na ngrihen. Për mundësinë e krijimit të kurtheve ushtarake kemi folur edhe në një shkrim të mëhershëm, ku televizori kroat ka dekonspiruar qysh në 17 janar të këtij viti, një përgatitje të tillë nga ana e Sërbisë. 

Njohja ndërkombtarisht e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran, është shpërblimi më i madh që iu bë Luftës Çlirimtare në Kosovë në vitet 1997-1999, UÇK-së dhe dëshorëve të saj, pavarësisht se ata u flijuan me ëndrrën e asaj formule që ishin betuar kur u reshtuan në radhët e UÇK-së. 
Nda ana tjetër dihet që çdo e mirë ka edhe një të keqe. E rëndësishme është të “peshohet” rëndesa e së keqes dhe në rast se ajo nuk del më e “rëndë” se sa e mira, në këto raste qëndrohet syçelë dhe nuk veprohet dhe anasjelltas. 
Mbështetur në planin e Ahtisarit dhe në të drejtat që ai plan parasheh për serbët e Kosovës, ata nga tetë komuna krijojnë 12 të tilla, të cilat përbëjnë 37% të territorit të të gjithë Kosovës, pasi ato komuna janë zgjerur, duke u bashkangjitur shumë fshatra të banuara me shqiptarë, pa i pyetur shqiptarët. Përveç kësaj, ato komuna janë ndërtuar në një lloj salamandre, për të mundësuar artificialisht në një të ardhme të përshtatëshme shkëputje nga Kosova dhe lidhje me Serbinë. 
Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Mitrovicën Veriore, e cila, nuk përiashtohet mundësia që në një konjukturë të caktuar ndërkombëtare dhe rajonale të mund të lejohet nga fuqitë e mëdha t’i bashkangjitet Sërbisë, (pasi miqtë e Sërbisë brenda BE-së do të mundohen ta kompesojnë Sërbinë edhe pse e njohën pavarësinë e Kosovës), pavarësishtë se çfarë thonë politikanët e Prishtinës, por fjala është për komunat serbe të krijuara sipas planit Ahtisari. Serbët nuk e prisnin që SHBA, Franca, Anglia, Gjermania, Austria, Australia dhe Italia etj. do ta njihnin shtetin e Kosovës, ndaj dhe humbën logjikën dhe rebeluan si dhe tërhoqën ambasadorët nga të gjitha këto vendet e mësipërme. 
Ata, duke shfrytëzuar të drejtat e jashtëzakonshme të dhëna përmes planit Ahtisari, por edhe të Rezolutës 1244, (e cila nuk mund të shfuqizohet pa votën e Rusisë dhe Kinës në KS), do të kërkojnë autonominë e komunave serbe në Kosovë. Kjo ka për të ndodhur, pasi ata e shpallën qysh në datën 17 shkurt se do të krijojnë institucionet shtetërore paralele në Kosovë, të përkrahur edhe nga qeveritarët e Sërbisë që u ndodhën në tubimet e tyre. Mirëpo, duke qënë se ato komuna krijojnë një brez të gjerë toke disa kilometra, pothuajse në të gjithë gjatësinë e kufirit aktual tokësor midis Sërbisë dhe Kosovës, që nesër ai territor nuk përiashtohet mundësia të quhet nga Serbia: “Kosova serbe”, dhe të kërkojnë shkëputje nga Kosova dhe bashkim të atij territori me Serbinë. Sikundër e thamë më lartë, këtë mundësi iu krijon plani Ahtisari me ndarjen territorjale të komunave në Kosovë, territor, i cili përbën 37% të të gjithë territorit të Kosovës. 

Duke qënë se ky brez i gjerë komunash të njohura nga plani Ahtisari si komuna serbe, edhe pse përfhshijnë shumë fshatra shqiptarësh, i cili fillon prej në afërsi të Vitisë, përfshin Graçanicën dhe Novobërdën, (kjo me rezerva minerale si dhe Trepçe), dhe del në very të Kamenicës e që dhe vijon me Mitrovicën Veriore, si dhe krijohen disa enklava sin ë Shtërpcë e Deçan, krijon një izolim total të Gjilanit dhe fshatrave të tjera shqiptare rreth tij. 
Në këtë mënyrë Serbia do të bëjë çështë e mundur të izolojë tërësisht nga Kosova Luginën e Preshevës, duke e futur atë në një hark rethues me “komuna serbe”, të krijuara nga Ahtisari. Ky është qëllimi kryesor i tërë këtij reagimi agresiv i Sërbisë dhe i serbëve: të mbajnë me çdo kusht Luginën e Preshevës, portën e kalimit të Evropës Qëndrore për të dalë në Mesdhe. Kjo është edhe njëra prej arsyeve kryesore pse Lëvizja Vetëvendosje reagoi kundër planit Ahtisari. 
Duke qenë se Koshtunica ka dëshirat shoviniste të Millosheviqit, por, njëkohësisht, duke nxjerrë mësime nga gabimet e Millosheviqit, ai nuk do t’i përzërë shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Gjilanit me dhunë, sikundër bëri Sllobua, por do të përdori forma të tilla të rafinuara presioni që shqiptarët të ikin vet, e përfundimisht shqiptarët t’i lajnë duart me Luginën e Preshevës. 
Mirëpo fati ka filluar të anoi më së fundi nga shqiptarët. Në atë brez toke që duan serbët të izolojnë Gjilanin dhe Preshevën është e vendosur baza amerikane e Bonstillit…. Andej nga ne kësaj i thonë : “Ka çeçua biçak”. Ky fakt jep shpresa që mos të realizohet qëllimi i serbëve për ndarjen e Kosovës. 
Në rast se do të ishte përkrahur Lëvizja Vetvendosje dhe të bëhej referendum, i njohur ai nga ndërkombëtarët, edhe sikur serbët e Kosovës ta abandononin, përsëri referendumi do të kishte vlera legjitime sepse do të ishin pakicat e tjera që do të merrnin pjesë në të dhe, përfundimisht, eleminohej plani Ahtisari, ndërsa Rezoluta 1244 delte e pavlefshme. Në rast se do të veprohej kështu nuk do të lindënin këto konflikte të cilat i përmëndëm e që mund të ndodhin, por mund të pranohej të bëhej vetëm ndërim territori midis Mitrovicës Veriore me atë të Luginës së Preshevës, territor afërsishtë me sipërfaqe të barabartë dhe që janë ndëruar në gjysmën e parë të viteve ’50-të të shekullit që lamë prapa nga Titua, nën presionin e serbëve. 
Ai ndërrim i kthen ato dy territore sikundër kanë qenë më parë. A ka zgjidhje që të mund të parandalohen këto veprime nga serbët? Po, ka. 
Së pari, qeveria e Kosovës duhet të rishikoi ndarjet territoriale të komunave të Kosovës, pavarësishtë se u betua se do zbatoi planin Ahtisari. Kjo nismë do të dali nga fshatrat me përbërje shqiptare, që u janë bashkangjitur arbitrarisht komunave me popullsi serbe. Dhe kjo është e drejtë e tyre që qeveria dhe parlamenti Kosovës duhet t’i marrin parasysh në bazë të konventës së të drejtave të njeriut. 
Së dyti, do të ishte më e arsyeshme që përfaqësuesi ndërkombëtar në Kosovë të vazhdoi të jetë përfaqësues i SHBA dhe jo i BE, ndryshe çdo ndryshim në Kosovë do të kërkoi një rrugë dhe kohë më të gjatë për t’u miratuar, fillimisht në BE pastaj në OKB. Në rast se BE-ja do ta ketë të drejtën e vet atëhere nuk prish punë. Dhe, së fundi, duhet të organizohet brenda pak viteve referendumi popullor për vetvendosje. Në rast se BE-ja do t’i miratoi dhe do të krijoi kushte për realizimin e tyre, në Kosovë do të kemi prosperitet dhe shumë shpejt edhe Sërbia do të bindet dhe do të heq dorë nga ato të “drejta” që nuk i takojnë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të tjerë. Kjo do të sjelli edhe paqen përfundimtare në Ballkan, atë që Evropa dhe bota ka kohë që e kërkojnë, por që po vet nuk e kanë lejuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …