Intensifikohet realizimi i projekteve në Skenderaj

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe drejtoresha e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Sanije Ahmeti me bashkëpunëtorë, kanë inspektuar realizimin e punimeve të projekteve rrugore në fshatrat Kastriot dhe Pemishtë të Skenderajt. Projekti për rregullimin e rrugës në fshatin Kastriot është jetik për banorët e fshatit, të cilët gjithashtu e kanë vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishëm këtë projekt. Kurse në fshatin Pemishtë është duke u asfaltuar rruga me gjatësi prej 1,800 metra. Punimet janë inspektuar nga nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku dhe drejtoresha Sanije Ahmeti, për të parë nga afër realizimin e projektit të asfaltimit, i cili përveçse do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve, do të lidh edhe këtë pjesë me qytetin dhe fshatrat tjera dhe do t’ua bëjë qytetarëve jetën më të lehtë. Ndryshe, Komuna e Skenderajt nën udhëheqjen e kryetarit Bekim Jashari, e cila po vazhdon me realizimin e projekteve në sistemin e infrastrukturës rrugore brenda territorit të vet, me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve, ka intensifikuar realizimin e të gjitha projekteve publike, deri në fund të këtij viti. Ndërkaq, për vitin e ardhshëm janë planifikuar edhe shumë projekte të tjera në infrastrukturë rrugore, sistemin e kanalizimit dhe ujësjellës, por edhe investime të tjera publike, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e komunës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …