leoni

Posta e Kosovës

Posta e Kosovës e zhytur në borxhe, pritet që Qeveria do t’i mbulojë humbjet nga shërbimi universal postar

Protestat dhe grevat e punëtorëve të Postës së Kosovës po shpërfaqin gjendjen e rëndë financiare me të cilën po përballet kjo kompani. Posta e Kosovës është ndërmarrje publike. Por, ka dy ditë që nuk kryen asnjë shërbim postar, për shkak se punëtorët e të gjitha filialeve në tërë terrorin e Kosovës kanë hyrë në grevë, ngase atyre nuk u janë ndarë pagat për këtë muaj. Borxhi aktual i Postës se Kosovës është rreth 5 milionë euro, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeshefi i kësaj kompanie, Sejdi Hoxha. Ai ka treguar se vetëm Telekomi i Kosovës i ka borxh Postës rreth 350 mijë euro. Kurse rreth 4 milionë euro, është thënë se janë humbje nga shërbimi universal postar. “Ne ofrojmë një shërbim që me 0.40 cent e ofrojmë një dërgesë postare nga Prishtina në Dragash. Postën e obligon ligji të përfundojë këtë shërbim, por i njëjti ligj e obligon edhe Qeverinë e Kosovës që të mbulojë humbjet nga shërbimi universal postar”, u shpreh Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …