Kuvendi i Kosovës e vazhdon sot seancën për projektligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019

Ekipi dialogues qeveritar, të cilin e kryeson Limaj nuk po pranohet nga opozita e as nga deputetët e Listës Serbe

Ekipi dialogues qeveritar, të cilin e kryeson Fatmir Limaj, vështirë se do të arrijë të votohet në Kuvendin e Kosovës. Negociatorët nuk po pranohen as nga opozita, por as nga deputetët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës. Delegacioni i caktuar nga Qeveria e Kosovës për negociata me Serbinë, në kuadër të fazës finale të procesit të dialogut, është thuajse i pamundur të votohet nga Kuvendi i Kosovës. Ky delegacion që kryesohet nga Fatmir Limaj nuk po pranohet as nga opozita, por as nga deputetët e Listës Serbe, të cilët janë pjesë e koalicionit qeverisës. Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ekipi që udhëheq këtë proces duhet të legjitimohet nga Kuvendi, ashtu sikurse duhet të legjitimohet edhe platforma e negociatave me Serbinë. Në anën tjetër, pavarësisht se kryesuesi i këtij delegacioni, i caktuar nga Qeveria, Fatmir Limaj, është shprehur i gatshëm që udhëheqjen t’ia kalojë opozitës, përfaqësuesit e këtyre të fundit janë shprehur kundër këtij ekipi. Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se ky ekip nuk ka kurrfarë roli përderisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ulet dhe diskuton ende në tavolinë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq. Ndërkaq deputetët e PSD-së konsiderojnë se ekipi negociator nuk mund të caktohet nga ekzekutivi në asnjë mënyrë pa u ulur për të diskutuar rreth kësaj çështjeje fillimisht.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …