Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në mbledhjen e Qeverisë në të cilën janë miratuar tri ligjet që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit të FSK-së në Ushtri. “Qeveria e Republikës së Kosovës, konform me përmbushjen e agjendës së saj, i ka miratuar sot tri ligjet që kanë të bëjnë me procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si e drejtë kushtetuese e saj dhe si përgjigje nevojave të konsolidimit të brendshëm të shtetit. Kompletimi i mekanizmave të sigurisë është investimi më i madh i vendit tonë në të ardhmen e sigurt. Kosova do të ndërtojë një forcë të armatosur, profesionale, multietnike dhe gjithpërfshirëse, të rreshtuar me ushtritë e paqes, bazuar në standardet e NATO-s. Në këtë rrugëtim tonin, do të jemi shumë të kujdesshëm, që secili hap që ka të bëjë me ushtrinë e Kosovës të bëhet në pajtim me aleatët tanë strategjikë në NATO, posaçërisht me ShBA-në”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …