Menjëherë pas votimi nga Parlamenti Evropian përmes një postimi në llogarinë e saj në “Twitter”, Tanja Fajon, ka thënë se qytetarët e Kosovës janë edhe një hap më afër udhëtimit pa viza në Evropë. “Përpjekjet vazhdojnë me qeveritë e vendeve të BE-së dhe nuk do të ndalem derisa të liberalizohen vizat”, ka shkruar Fajon.
