leoni

Kryetari Begaj, vazhdon traditën e pritjes së qytetarëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, si çdo të enjte edhe ka vazhduar me pritjen e qytetarëve në zyrën e tij të punës, me qëllim të njohjes me hallet dhe problemet që kanë, edhe në aspektin individual edhe për çështje tjera të komunitetit. Kryetari Begaj, ka pritur me dhjetëra qytetarë, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme, ndërsa në të gjitha rastet, ju ka ofruar mbështetjen e komunës, ose ju ka dhënë këshillat e nevojshme, për çështjet e caktuara. Krahas shprehjes së problematikave të ndryshme, me të cilat përballen në përditshmëri qytetarët, gjithashtu ka pasur edhe shumë qytetarët të tjerë, të cilët e kanë falënderuar komunën dhe kryetarin Begaj, për mbështetjen e ofruar, si për çështje individuale, ashtu edhe për çështje tjera të komunitetit.

Pritja e palëve, apo takimi me qytetarë, do të vazhdojë çdo të enjte nga ora 13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …